Reali, 500 mln euro nga e drejta e imazhit në internet

0

Futbolli vazhdon të konfirmohet si një industri e jashtëzakonshme që prodhon miliona të panumërt. Shembulli tipik i marketingut dhe xhirove shumë milionëshe është klubi numër një në botë, Reali i Madridit. së fundmi, presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez ka mbyllur një marrëveshje me një kompani amerikane për shitjen e të drejtave të imazhit të Realit në internet për një vlerë prej 500 milionë eurosh.

Lajmi është bërë me dije nga “El Confidencial”, që nënvizon se Perez ka biseduar prej muajsh me kompaninë amerikane “Providence Equity Partners” deri në arritjen e marrëveshjes përufndimtare të firmosur vetëm pak ditë më parë. Sipas këtij portali, Reali ka rënë dakord që t’i japë të drejtën imazhit në internet kësaj kompanie për 10 sezonet e ardhshëm nga ku do të përfitojë 50 milionë euro në vit, që do të thotë 500 milionë euro në sezon.

Kjo është lëvizja më e fundit e presidentit të Realit, Florentino Perez për të mbushur edhe më arkën e klubit. Vetëm pak ditë më parë presidenti i Realit, Perez deklaroi hapur se një nga arsyet për se Reali zgjedh të firmosë me lojë të mëdhenj është dhe çështja e marketingut, sepse kështu arrin të shesë më shumë fanella, që do të thotë miliona të ardhura në vit. Duke iu kthyer marrëveshjes më të fundit me kompaninë amerikane të sipërpërmendur, ajo është pjesë e “Soccer United Marketing”, kompani që zotëron të drejtën ekskluzive të kampionatit amerikan të futbollit “MLS League”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.