Reali 4 pikë larg titullit, Ronaldo mbush 400

0

Nëse Barcelona ushqente ende shpresa për titullin, tashmë ato po zbehen dhe thuajse janë shuar. Sot Reali fitoi 4-1 ndaj Seviljes dhe ishte ndoshta shpresa e fundit për Barcelonën. Naço që në minutën e 10-të gjeti golin e parë, Ronaldo në të 23-tën dyfishoi dhe shënoi golin e 400-të personal për madrilenët.

Nuk kishte mbaruar, sepse Stevan Jovetiç rihapi gjithçka në minutën e 49-të, por ishte vetëm një iluzion, sepse Ronaldo e Kros në minutat 78 e 84 mbyllën gjithçka.

Tashmë Reali duhet të luajë edhe një ndeshje jo fort të lehtë në Vigo, para se ta mbyllë sezonin në Malaga: 180 minuta, dy transferta, vetëm 4 pikë i duhen për të festuar titullin.

Ndërkaq, Barça bëri detyrën në Las Palmas, duke fituar 4-1 dhe duke pritur ç’bënte Reali. Nejmar e Suarez shënuan në hapësirën e dy minutave në pjesën e parë (25 e 27), ndërsa Nejmar shënoi edhe dy gola në minutat 67 e 71, me Bigas për miqtë që kishte shkurtuar në minutën e 63-të.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here