Reali, 200 milionë euro për Nejmarin

Madrilenët janë gati për të nisur “operacionin” për të rikthyer në Spanjë sulmuesin brazilian të PSG-së

Reali i Madridit e ka nisur merkaton… e verës 2018. Madrilenët nuk kanë ndër mend të ndërhyjnë në ekip në merkaton e janarit, sepse të gjithë bateritë janë kursyer për në verë, ku emri kryesor në menynë e presidentit Florentino Perez është sulmuesi i PSG-së, Nejmar. Reali i Madridit kërkon të kthejë me çdo kusht në Spanjë ish-yllin e Barcelonës. Ai shihet sai pasuesi ideal i Kristiano Ronaldos, teksa kapiteni i Madridit, Serxhio Ramos nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të pasur në ekip yllin e kombëtares së Brazilit. Presidenti Florentino Perez është gati të investojë shifra të çmendura për të rikthyer Nejmarin në Spanjë. Për sulmuesin e PSG-së janë bërë gati 200 milionë euro, vetëm 22 milionë euro më pak nga çfarë pagoi PSG-ja për të verën e kaluar për ta marrë nga Barcelona. Në fakt në Madrid deri më tani kanë dashur të tregohen të kujdesshëm me shpenzimet e tyre për lojtarët, duke i caktuar vetes vija të kuqe për të mos u kaluar. Por duke parë se nga njëri sezon në tjetrin, çmimet e lojtarëve në merkato vetëm po rriten, edhe Reali nuk ka ndër mend të qëndrojë prapa të tjerëve.   

Verën e kaluar Reali i Madridit u përpoq të konkurronte me PSG-në për Kilian Mbape. Por edhe pse lojtari i kombëtares franceze i kishte thënë po një lëvizje të mundshme në Madrid, ishte familja e tij që vendosi të mo lejonte transferimin e tij në Madrid. Arsyet? Pak besojnë se prapa këtij refuzimi qëndrojnë arsyer sportive. Më së shumti kanë qenë arsyet ekonomike, sepse Parisi deri në arkat e Monakos plot 180 milionë euro për një lojtar 18-vjeçar!

Në këtë mënyrë në Madrid e kanë kuptuar se vetëm “patenta Real” nuk mjafton për të joshur lojtarët. Ndaj kanë nisur t’i shohin gjërat me syrin e tregut aktual dhe janë gati të bëjnë çmenduri për Nejmarin. Sipas gazetës pro Realit, “Marca”, madrilenët i kanë të gjitha resurset financiare për të blerë Nejmarin – flitet për 200 milionë euro. Reali është në pozita të tilla që mund të qëndrojë i qetë, por sigurisht që emri i Nejmarit qëndron në listën e të përzgjedhurve nga presidenti Perez. Në fund të fundit kjo është politika e numrit një të Realit, të afrojë më të mirët në ekip. Por në fakt, operacioni “Nejmar” pritet t’i kushtojë 450 milionë euro Realit mes transferimit dhe pagës së lojtarit.

Nejmar – vetë braziliani ka deklaruar se është i kënaqur në Paris. Por në mediat franceze dhe jo vetëm qarkullojnë lajmet se ai vërtet dëshiron largimin nga Parisi. Por natyrisht që një gjë  tillë do të jetë shumë e ndërlikuar për të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *