Real s’di të shënojë, statistika e veçantë kthen “Los Blancos” 33 vite pas

Fillimi fantastik i sezonit ngrohu shumë zemrat e tifozëve madrilen. Benzema, Asensio dhe Bejl po gëzonin një moment të mirë dhe shumë vetë menduan se mungesa e Kristiano Ronaldos nuk do te ndihej shumë. Por, tani situata është krejt ndryshe.

Prej katër takimesh, Real Madrid nuk e gjen rrugën e rrjetës. Shumë vetë i janë vërsulur Benzemasë, por problemi nuk qëndron vetëm te francezi, pasi dhe lojtarë të tjerë Bejl, Asensio dhe Modriç, nuk po kalojnë një moment të mirë.

Ndërkohë, librat e statistikave kanë nxjerrë një të dhënë të frikshme mbi ecurinë e tanishme të Realit. Nuk ndodhte prej 33 vitesh që “Los Blancos” të mos shënonin në katër ndeshje radhazi. Situata është e zymtë, por ka mjaftueshëm kohë për të bërë kthesën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *