Real nuk ndalet, synon yllin e Ajaksit me “okazion”

Florentino Perez nuk ngopet me yje në Madrid. Presidenti i të bardhëve ka hapur thesin, duke bërë blerjet më të çmendura të merkatos. Megjithatë, sipas “Don Balon”, ai dëshiron edhe një sulmues krahu për të formuar një trident të frikshëm. Emrat që qarkullojnë në “Santiago Bernabeu” janë të shumtë.
Gjithsesi, nuk mund të pritet një “lajthitje” tjetër pas gjithë atyre milionave të shpenzuara. Emra si Mbape, Nejmar, Mane dhe Salah dalin jashtë lojë për momentin. Reali po synon të kapë një “okazion” tepër interesant.

Hakim Zijesh është një nga lojtarët më të mirë të këtij Ajaksi. Përtej kësaj, marokeni dëshiron të hedhë një hap të madh në karrierë. Ai nuk ka në plan të rinovojë dhe klauzola e largimit të tij është vetëm 25 milionë euro. Ky çmim tundon shumë në Madrid.

Për sulmuesin interesohen një numër i madh klubesh. Në “Santiago Bernabeu” kanë nisur të mendojnë seriozisht për afrimin e 26-vjeçarit. I vetmi që shfaqet skeptik është Zidan. Ai mendon se i duhet një sulmues më ekstrem se Zijesh, pasi ky i fundit shihet më shumë si mesfushor i avancuar. Si duket Zidan është mësuar vetëm me lojtarë 100 milionësh.

DENIS LALA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *