Real Madridi nuk ka nevoje për një verë ‘madhështore’

0

Flakrim Jusufi 

Kalimi i Marianos tek Lyon sinjalizon edhe fillimin e një merkatoje relativisht të qetë në Santiago Bernabeu.

Pak a shumë si vitin e kaluar, kur filloi ri-blerja e Alvaro Moratas nga Juventus, blerje me të cilën Zidane mbaroi biznesin e tij, teksa merkatoja nuk do të jetë edhe aq e hapur në këtë verë, të paktën kështu tregojnë të gjitha indikacionet.

Rikthimi i Borja Mayoral nga Wolfsburg ofron një zëvendësim të gatshëm për Marianon, me një lojtarë të ri të akademisë që nuk e ka problem të qëndroje si zgjedhja e tretë e sulmit të Real Madridit teksa lëvizjet e klubit në merkato për sezonin 2017/18 duken të ndjekin të njëjtën rrugë.

Zidane ka dëshmuar më shumë se çdo paraardhës i tij besimin që ka tek lojtarët e akademisë dhe i ka dhënë shansin pothuajse çdonjërit me të cilin ka punuar tek Real Madrid Castilla, me përjashtim të Martin Odegaard, që bëri pak për të fituar besimin e teknikut dhe përpara tij është një sfidë e vështirë që të futet në ekipin e parë. Për të dëshmuar profesionalizmin e tij, tekniku Francez nuk e ka konsidruar mjaftueshëm të mirë as djalin e tij Enzon, të cilit i hapi rrugë drejt kalimit tek Alaves në një marëveshje tre vjeçare.

Bosi i Real Madridit ka shkuar në rrugën e tij në merkato dhe në një mënyrë të jashtëzakonshme, ka menaxhuar deri më tani financat e klubit duke mos bërë asnjë blerje të madhe dhe duke patur një sukses madhështor. Duket sikur ditëve kur Real Madridi shpenzonte pa mos ia ndjerë fare për shifrat u ka ardhur fundi dhe nga ky këndvështrim, koha se kur është ndalur kjo filozofi është perfekte, nuk mund të ishte më mirë.

Shumë klube Europiane kanë nevojë për një rishikim balancesh dhe merkatoja është bërë pak e çmendur, me klubet që shesin lojtarë të vendosur për të nxjerur maksimumin e mundshëm të përfitimeve. Dhe 70 milion paundët që RB Leipzig kërkoi për Naby Keita është një indikacion i qartë se ku ka arritur merkatoja në këtë sezon.

Real Madridi sidoqoftë, nuk ka nevojë të përfshihet në këtë çmenduri. Asnjë pozitë e skuadrës nuk ka nevojë për vëmendje urgjente dhe kampionët e Europës nuk do të përforcojnë rivalët e tyre me lojtarët që kanë në skuadër, ashtu siç është evidentuar edhe në rastin e çmimit prej 70 milion paund që Florentino Perez i ka vendosur Moratas. Dhe nëse ka ndonjë shans për të bërë Monacon të shesë benjaminin e saj Kylian Mbappe, Perez me siguri do të marë një karrike dhe do të qëndroje i ulur deri në fund, duke pritur që klubi i Principatës të vendosë një çmim të arsyeshëm, sepse përndryshe, ai thjesht do të ndjekë përsëri rrugën e menaxherit të tij, Zinedine Zidane.

Një skuadër që ka arritur të fitoje dy herë rradhazi Champions Leaguen ka nevojë vetëm për pak përmirësime dhe shumica e kohës së Zidane në këtë merkato do të kalohet duke tentuar të mbaje lojtarët e tij dhe jo duke ndjekur blerje të reja.

Insistimi i tij në rëndësinë e të gjithëve ishte një kauzë më vete në sezonin e kaluar dhe ai do të ishte i kënaqur dhe do e konsideronte të suksesshme edhe një verë pa asnjë lëvizje në klub. Lojtarët si Morata dhe James Rodirguez do të vazhdonin të ishin një shqetësim, qoftë për minutat e tyre në fushë, qoftë për një kalim tek një skuadër tjetër.

Në këtë rast, Zidane do të duhej të kërkonte për zëvendësuesit dhe nuk do të ishte shumë i stresuar nga lëvizja e James. Sidoqoftë, promovimi i Mayoral në pozitën e Karim Benzemas nuk është se e bind shumë dhe kjo do të prezentonte një risk madhor kur numri 9 i Real Madridit do të vuante nga ndonjë dëmtim serioz gjatë sezonit, dhe kjo është arsyeja pse Real Madridi insiston që Morata të qëndroje. Edhe nëse 24 vjeçari largohet, gjetja e një sulmuesi që pranon stolin nuk do të ishte tepër e vështirë për t’u arritur, teksa në atë rol mund të luajnë edhe mesfushorë sulmues që janë të shumtë në merkato.

Pozita ku kishte më së tepërmi nevojë për një përforcim ishte mbrojtësi i anës së majtë, pozitë që mbahej prej vitesh nga Marcelo. Real Madridi veproi zgjuarsisht dhe bleu senzacionin e Alaves, Theo Hernandez – lojtarin nën pronësinë e Atletico Madrid. Marcos Llorente nga ana tjetër, që shijoi një sezon spekakolar poashtu me Alaves, do të rikthehet në skuadër për të ofruar mbulim për pozitën e Casemiros – i vetmi lojtarë në skuadër pa një zëvendësues tipik. Edhe Danilo mund të ketë bërë mjaftueshëm në mungesë të Dani Carvajal gjatë dëmtimeve që anësori Spanjoll ka pësuar gjatë sezonit dhe Braziliani mund të ketë një tjetër shans këtë sezon ku ai do të jetë në kërkim për formën që kaloi tek Porto.

Real Madridi po shijon frutat e një suksesi të logjikshëm, pak a shumë një sukses i ngjajshëm si ai i kombëtares Spanjolle me trajnerin Julen Lopetegui që paraprakisht kishte menaxhuar me ekipin U21 të Spanjës. Zidane e di se çfarë mund t’i sjellë akademia e Real Madridit dhe do t’i jape Mayoralit dhe Llorentes shansin e tyre nëse ata vendosin të qëndrojnë. Pasi kanë ndihmuar kombëtaren e tyre U21 të menaxhuar nga trajneri Albert Celades të arrije deri në finalen e kampionatit Europian U21 në Poloni, asnjëri prej tyre nuk do të jetë pa oferta.

Zidane është i lumtur për La Fabrican, një akademi fantastike që i ka dhuruar klubit lojtarë të jashtëzakonshëm për vite të tëra dhe më shumë preferon t’u besoje lojtarëve që janë rritur me ndjenjën Madrilene se sa të rrezikoje në sjelljen e lojtarëve të shrenjtë dhe potenciali i të cilëve mund të ndaloje kur ata të kenë arritur majen (Real Madridin).

Edhe pse Lopeteguit i duhet një kohë e gjatë për të arritur atë që arriti Vicente Del Bosque me Spanjën, Zidane nga ana tjetër, operon me klubin më të mirë në botë dhe ajo që ka bërë brenda 18 muajsh me Real Madridin nuk ka të krahasuar me asgjë tjetër.

Perez mund të kishte qenë një ‘axhami’ i futbollit në të kaluarën, por tani, me Zidane në krye dhe me titujt që vijojnë, ai nuk do të shikoje për të rregulluar këtë verë atë që nuk është e prishur.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here