Real i përgjumur, Valencia rihap kampionatin

0

Faleminderit Valencia! Me siguri kështu kanë thënë sot Barcelona, por edhe adhuruesit e kampionatit spanjoll, që dëshirojnë garë të bukur për titull deri në fund.

Reali i Madridit humbi sot 2-1 në “Mestaja”, stadium i frikshëm për klubet e mëdhenj.

Valencia në krizë u duk e transformuar, me një sulm të frikshëm, skuadër të organizuar dhe një Diego Alvesh që bëhet i pakalueshëm kundër sulmuesve të mëdhenj.

Që në fillim Simone Zaza shënoi një gol kryevepër, duke lënë në vend Rafalel Varanen, fajtor edhe te goli i dytë pak minuta më vonë, nga Orejana (sërish gabim kolosal i Varanes).

Reagimi i Realit erdhi me Ronaldon në fundin e pjesës së parë, por goli i yllit portugez dhe sulmet e shumta në pjesën e dytë nuk mjaftuan.

Reali humbet një rast të artë për arratisje, Valencia harron vuajtjet.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here