Real fillon të shesë, ylli i mesfushës kalon te rivalët e qytetit

0

Atletiko Madrid më në fund ka arritur një marrëveshje me Realin për të siguruar shërbimet e Markos Jorente. 24-vjeçari vjen në “Wanda Metropolitano” për të zëvendësuar Rodrin, i cili pritet të kalojë nën urdhërat e Pep Guardiolës te Mançester Siti.
Të dy klubet kanë rënë dakord për blerjen e Jorentes për shumën e 40 milionë eurove. Real synonte të arrinte një arketim prej 50 milionë eurosh nga shitja e tij, por Atletiko nuk e ka pranuar këtë kërkesë. Ditën e sotme mesfushori, i shoqëruar nga xhaxhai, njëkohësisht edhe menaxheri i tij, është parë të hyjë në ambientet e stadiumit të skuadrës bardhekuqe.

Në “Santiago Bernabeu” mund të themi se Jorente ka kaluar një periudhë të vështirë, me shumë pak minuta në dispozicion. Këtë sezon në La Liga ai ka nisur vetëm gjashtë ndeshje si titullar, duke mos pasur mundësinë të ambjentohet plotësisht për të trguar të gjithë potencialin e tij. Në Atletiko është e sigurt se do të ketë shumë më tepër minuta në këmbë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.