Real fals, kurrë kaq keq në histori!

Si është e mundur të kalohet nga triumfi në Champions te turpe pas turpi në harkun e pak muajve, aq më shumë kur quhesh Real Madrid?

E pabesueshme, por po ndodh dhe tashmë asgjë nuk i habit më tifozët e Realit.

Epoka e Artë e triumfeve pa fund në Champions duket se ka marrë fund, ndoshta nga largimi i Ronaldos, ndoshta nga një rinovim i vonuar dhe një mefshtësi irrituese në merkato, duke jetuar me lavdinë e së shkuarës.

Sot CSKA e Moskës fitoi 3-0 në Bernabeu dhe bëri diçka absolutisht të paimagjinueshme, sepse asnjë ekip në kupat e Europës nuk ka fituar kaq thellë në Madrid, në histori.

CSKA e ktheu pas një kohe Realin, sepse para një dekade Liverpuli e Juventusi ishin ekipet e fundit që e mundnin brenda e jashtë fushe, ndërsa tani e bën CSKA, ekip që deri vjet bënte festë për ndonjë barazim ndaj Realit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *