Real-Barça, luftë për talentin e Dortmundit

0

Një El Clasico në horizont, por në merkato: objekt i luftës do të jetë Julisn Vajgël, supertalenti i Dortmundit, i krahasuar që tani me Buskets dhe i konsideruar e ardhmja e Gjermanisë.

Spanjollia AS raporton se agjenti i mesfushorit ka kontaktuar Realin, duke i ofruar talentin gjerman.

Ndërkaq, edhe Barça është gati të nisë bisedimet direkt me Dortmundin, me synimin për ta marrë lojtarin verën e ardhshme. Gjithsesi, çmimi do të jetë vërtet shumë i lartë, ndaj duhet parë cili klub do të ketë guximin të vërë bast për një futbollist që Dortmundi e bleu vetëm 2.5 milionë euro në verën e vitit 2015 nga Mynih 1860.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image