Real-Atletiko, 5 arsye për të besuar te secila skuadër

0

Një derbi që tashmë është kthyer në një Klasike të Europës. Real Madrid-Atletiko është ndeshja mes dy skuadrave që kanë shkuar më larg në Champions League këto vitet e fundit. Gjithashtu, është një thirrje për hakmarrje, pas dy finaleve të Lisbonës e Milanos.

Atletiko e drejtuar nga ‘Cholo’ Simeone do të luajë finalen e tretë në katër vjet dhe Real Madridi gjysmëfinalen e shtatë radhazi.

Spanjollja Marca propozon 5 arsye pse duhet besuar te Real Madridi dhe 5 te Atletiko…

 

5 arsyet për të besuar te Real Madridi

1/ Los Blancos janë ekipi i vetëm që ka mposhtur në një ndeshje me eliminim direkt Atletikon e Simeones. Kjo ka ndodhur në çerekfinalet e vitit 2015, kur një gol i Çiçaritos eliminoi bardhekuqtë.

2/ Kristiano Ronaldo, mbreti i Champions. Portugezi ka shënuar 32 nga 100 golat e tij në Champions nga çerekfinalet e tutje dhe vjen nga 5 golat që i shënoi Bajernit. Duket i pandalshëm.

3/ Faktori psikologjik. Madridi ia ka marrë dorën fqinjit në Europë. Finalet në Lisbonë dhe Milano kanë bërë që Reali të jetë shumë superior psikologjikisht.

4/ Organika e plotë. Në kushte normale, Zidan do të ketë të gjithë lojtarët në dispozicion në përballjen e dyfishtë të Champions. Bejl pothuajse është shëruar dhe Pepe e Varan do të jenë gati pas dëmtimeve përkatëse.

5/ Stol superior: Asensio, Isko, Hames, Morata, Kovaçiç… ata janë si sigurimi i jetës për Zidan. Në qoftë se ndeshja merr më keq, Madrid ka zgjidhje më të mira në stol.

 

5 arsyet për të besuar tek Atletiko

1 / El Calderon, një bunker në Europë. 723 minuta pa pësuar gol në shtëpi në fazat finale të Champions. Shtatë ndeshje pa pësuar gol (me një shtesë), plus 63 minuta të ndeshjes kundër Milanit. I fundit që ka shënuar në El Calderon është milanisti Kaka, në 1/8-at e sezonit 2013/14 .

2/ Griezmann është në formë. Nëse ka një lojtar në Atletiko në gjendje për të vendosur ndeshjet, ai është francezi. Prëveç kësaj, Grizman ka një llogari pezullim me Realin dhe është shumë i motivuar.

3/ Oblak dhe mbrojtja më e mirë në Evropë. Atletiko është së bashku me Juventusin ekipi që mbrohet më mirë në kontinent. Në Champions kjo gjë ka shumë peshë

4/ Në një përballje të dyfishtë, Atletiko është një ekip shumë i besueshëm. Simeone është një prej atyre trajnerëve që i menaxhon si askush tjetër ndeshjet vajtje-ardhje.

5/ Kthimi në shtëpi. Që nga ardhja e Simeones, Atletiko i ka tejkaluar të gjitha kualifikueset kur e ka luajtur kthimin në fushën e vet (PSV, Barcelona, ??Leverkuzen, Milani dhe Barcelona). Ndeshja e fundit në Calderon në historinë e Champions League do të krijojë një ambient tepër të vështirë për t’u kaluar. Nuk ka arsye më të mirë për të besuar se Atletiko mund t’ia dalë më në fund.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.