Real apo Siti? Të gjithë presin vendimin e Brahim Diaz

Brahim Diaz është kthyer në qendër të vëmendjes te Mançester Siti. Vetë trajneri Pep Guardiola foli për të ardhmen e sulmuesit 19-vjeçar, kontrata e të cilit mbaron në fund të këtij sezoni. Trajneri spanjoll tha se klubi është i gatshëm të pranojë çdo kërkesë të lojtarit, por nga ana tjetër, Guardiola e bëri të qartë se nuk mund të garantojë minuta të bollshme për të te Siti dhe një huazim në një skuadër tjetër do të ishte hapi logjik i radhës për karrierën e djaloshit.

Por, duket se Diaz është në mëdyshje për të firmosur, dhe kjo për shkak të interesit të shtuar të Real Madrid. Drejtuesit e klubit spanjoll duan ta kthejnë në Spanjë sulmuesin e talentuar.

Adoleshenti spanjollo-maroken u ble nga Siti në moshën 15-vjeçare nga akademia e Malagës.
Përgjatë viteve të fundit ai ka shënuar një lumë me gola me ekipet zinxhir të “qytetarëve”, si dhe ka qenë një pjesë e rregullt e përfaqësueseve të moshave të Spanjës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *