Reagon TKZ: Në stadium, na u mohua uji i pijshëm!

0

Tifogrupi besnik i kuqezinjve akuzon forcat e rendit: “Na zhveshën dhe plaçkitën gjatë hyrjes, sikur të ishim në dogana të huaja”

Masat e rrepta të sigurisë në “Elbasan Arena”, me thuajse 1000 vigjilues (811 forca policore dhe thuajse 200 roje sigurie), kanë bërë që hyrja në stadium të jetë si në “vrimën e gjilpërës”, për të përmendur një krahasim më të afërt. Kjo ka sjellë shpesh irritime të tifozëve, por më së shumti të një grupimi që ka më shumë se një dekadë që ndjek kombëtaren e Shqipërisë, edhe atëherë kur në shkallët e stadiumit nuk ka kaq shumë tifozë sa në ditët e sotme dhe kur skuadra po kalonte një krizë identiteti. TKZ (Tifozat Kuq e Zi), që mezi e kanë pritur këtë moment historik, kanë reaguar ashpër pas ndeshjes së fundit, me Portugalinë dhe këtë e kanë bërë në facebook, duke iu drejtuar Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.

 

Forca te policise, duke kontrolluar tifozet kuq e zi, para ndeshjes se futbollit Shqiperi-Portugali, e vlefshme per eleminatoret e euro 2016, e cila do te luhet ne Elbasan Arena, ne qytetin e Elbasanit./r/n/r/nPolice force, checking fans before match Albania-Portugal, valid for qualifiers "Euro 2016", at Elbasan Arena.
Forca te policise, duke kontrolluar tifozet kuq e zi, para ndeshjes se futbollit Shqiperi-Portugali, e vlefshme per eleminatoret e euro 2016, e cila do te luhet ne Elbasan Arena, ne qytetin e Elbasanit

Deklarata e plotë – “Ishim koshient për masat që do të merreshin për sfidën ndaj Portugalisë, kur ajo është vetëm një muaj larg ndeshjes së rëndësishme me Serbinë. Por sigurisht askush nuk priste një trajtim të tillë poshtërues, si ai që kemi vuajtur në “Elbasan Arena”. Një hyrje në stadium që ngjasonte me hyrjen në një doganë të një shteti armik që të identifikonte nga veshja.

  1. Transparentët tanë “Tifozat Kuq e Zi” dhe “O sa mirë me qënë Shqiptar!’’ janë ndaluar në fillim të ndeshjes të vareshin në tribunën tonë duke kërkuar të hiqeshin apo vendoseshin në stadium sipas qejfit të momentit që kishte secili prej “shefave” që i kontrollonte. Transparent që na kanë shoqëruar në tribunat shqiptare tash e 12 vite të veprimtarisë tonë.
  2. Janë ndaluar veshje me figura kombëtare, si ato të: Isa Boletinit, Ismail Qemalit, Çerçiz Topullit, si dhe shprehja “Autochtonous”. Duke zhveshur, dhe më pas plaçkitur, nga Policia e Shtetit Shqiptarë (veshje apo gjësende të tifozave që nuk u kthyen kurrë mbrapsht).
  3. Në hyrje të sektorëve nuk kishte kontrollore femra, dhe tifozet femrat janë detyruar të kontrolloheshin prej policëve meshkuj, ose përndryshe nuk do të mund të futeshin në stadium. Përsëri një sjellje tejet arrogante (ju kërkojmë të merrni kamerat e sigurimit në stadium për verifikim).
  4. Na u është cunguar e drejta bazike për ujë të pijshëm. Në 5 orë qëndrimi në stadium nuk kishim mundësi të blinim qoftë dhe një gote ujë. Nderkohë kjo e drejtë nuk ju ka munguar policisë apo sigurimit të stadiumit.
Forca te policise, duke kontrolluar tifozet kuq e zi, para ndeshjes se futbollit Shqiperi-Portugali, e vlefshme per eleminatoret e euro 2016, e cila do te luhet ne Elbasan Arena, ne qytetin e Elbasanit./r/n/r/nPolice force, checking fans before match Albania-Portugal, valid for qualifiers "Euro 2016", at Elbasan Arena.
Forca te policise, duke kontrolluar tifozet kuq e zi, para ndeshjes se futbollit Shqiperi-Portugali, e vlefshme per eleminatoret e euro 2016, e cila do te luhet ne Elbasan Arena, ne qytetin e Elbasanit

Prandaj u bëjmë thirrje dhe kërkesë të gjitha institucioneve shqiptare që marrin përsipër mbarëvajtjen e ndeshjeve të Kombëtares, që pikësëpari të respektojnë ligjin shqiptar dhe jo “tekat” e shefave apo eproreve, ligjin i cili nuk ndalon asgjë nga pikat e sipërpërmëndura.

Në rast të mos marrjes së masave paraprake që nga ndeshja me Serbinë këto institucione duhet të marrin përsipër edhe përgjegjësitë për situatat e pakëndshme që mund të ndodhin në stadium, gjë që nuk do t’i sillte përfitime askujt.

Tifozat Kuq e Zi. O sa mirë me qenë Shqiptar!

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image