Reagon Maradona: Kush e përmendi Mesin? Është më i miri, por duan të na përçajnë!

0

Diego Maradona kritikoi Leo Mesin përpara disa ditësh, duke u shprehur për yllin e Barcelonës se “nuk mund të bëhet lider një njeri, i cili shkon 20 herë në tualet përpara një ndeshje”. Në një prononcim për “Marca”, legjenda argjentinase ka mohuar të ketë folur për Mesin, me të cilin ka një miqësi shumë të fortë.

Ndoshta është penduar për fjalët e thëna, por Maradona mendon se Mesi është absolutisht futbollisti më i mirë në botë. Lidhja mes tyre është e fortë dhe askush nuk do arrijë t’i vërë kundër njëri-tjetrit.

Unë e di se kush është Leo, është futbollisti më i mirë në botë. Në tualet shkojnë 20 futbollistë dhe unë nuk e përmenda kurrë emrin e Mesit. Përpiqen të më kthejnë kundër tij, por nuk munden. Miqësia që kam me Leon është më e madhe se të gjitha gjërat që mund të shkruajnë. Për mua ai është më i miri në botë”, përfundon Diego Maradona.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.