Reagon Këlcyra: Albpetroli kërkoi të trukonte ndeshjen!

 

Në Kategorinë e Dytë ka ngjarje nga më të ndryshme dhe situata nga ato që në futbollin e huaja do të dukeshin absurde. Në ndeshjen mes Këlcyrës dhe Albepetrolit, skuadra mike pretendoi se ishte ushtruar dhunë në drejtim të disa lojtarëve të skuadrës së saj, por akoma dhe më të rënda janë akuzat nga klubi i Këlcyrës, që jep versionin e saj për pretendimet që ka klubi kundërshtar.

Këlcyra e fitoi ndeshjen 1-0, por tregon se skuadra nga Patosi kishte tentuar që të trukonte ndeshjen, të paktën kështu shkruhet në faqen e klubit.

“REAGIM ! Ekipi i Albpetrolit ka kërkuar të trukoi ndeshjen e sotme me të gjitha mënyrat. Në fillim me mjekun e ekipit të tyre që ka kontaktuar me disa lojtarë të ekipit tonë, duke u ofruar një shumë të konsiderueshme lekësh. Duke mos e arritur qëllimin e tyre me lojtarët tanë ndoqën mënyra të tjera me në krye shefin e klubit të Albpetrolit, Ismet Çelën dhe me kapitenin e ekipit të tyre, Kapon. Duke pësuar humbjen e radhës sot dhe duke dalë përfundimisht jashtë objektivave për në Kategorinë e Parë, ata po kërkojnë që të manipulojnë opinionin publik duke aluduar se ka pasur dhunë. Lojtari i dëmtuar është përplasur me një lojtar të ekipit tonë në një dyluftim në mesin e fushës dhe janë goditur në kokë. Më i dëmtuar ka qenë lojtari i Albpetrolit, Redi Hatia, të cilit i është dhënë ndihma e shpejtë nga të dy stafet mjekësore. Me pas është transportuar në spitalin e qytetit për ndihmë me të specializuar. Gjithashtu, pas përfundimit të ndeshjes dhe lojtari i Këlcyrës është shoqëruar për në spital për kontrolle më të detajuara. Kjo është e  vërteta që ka ndodhur sot në Këlcyrë para dhe gjatë takimit të sotëm dhe jo si po e manipulojnë opinionin patosarakët”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *