Reagon edhe Interi për tërmetin: Në Shqipëri i kemi shumë tifozë, mendja jonë është me ta

Një nga klubet e pakta elitare në Itali dhe të njohura që mungonte sa i përket solidarizimit për fatkeqësinë natyrore që ndodhi në Shqipëri, ishte ekipi i Interit. Por edhe këta të fundit kanë reaguar vetëm pak minuta më parë.

Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, shkruhet se zikaltrit kanë shumë tifozë në Shqipëri, ndërsa mendja shkon pikërisht te ta, të afërmit e tyre, por njëkohësisht edhe te gjithë populli shqiptar në këto ditë të vështira. Foto është bashkangjitur me “Inter Club Albania”, grupimin më të madh të tifozëve për këtë klub në Shqipëri. /Sport Ekspres/