Reagon Djala: Isha 10 metra larg, Qarri nuk është dhunuar

0

Ka reaguar edhe presidenti i skuadrës së Shënkollit, Artan Djala, i cili pas akuzave të përsëritura nga presidenti i Kamzës Naim Qarri për dhunë në Shënkoll, ka dhënë versionin e vet: “Nuk ka pasur dhunë, me përjashtim të atyre rasteve që ndodhën në fund, të cilat unë jam munduar që t’i ndalojmë dhe të mos ketë as incidentin më të vogël. Sa i përket gjyqtarit, është e vërtetë që është i afërt i trajnerit të Kamzës, Ramadan Ndreu, të cilin e njoh mirë, sepse për shumë vite e kam pasur edhe trajner kur financoja Kastriotin. Jo vetëm kaq, por edhe lojtarët që luajnë te Kamza, i kam pasur në Krujë, janë djem shumë të mirë dhe unë jam kujdesur që çdo gjë të jetë “Fair-Play”.

“Unë nuk e di, se kush kanë qenë personat që kanë hyrë në fushë, nuk i njoh fare. Qarrin nuk e kam goditur, as unë e as Noka, madje s’jemi parë fare me presidentin e Kamzës para ndeshjes. Me sa di unë, president i Kamzës është Xhelal Mziu, sepse Bashkia e Kamzës investon për klubin dhe me kryetarin, z. Xhelal Mziu, kemi pirë kafe miqësore pas ndeshjes. Mua nuk më intereson, nëse hyn Kamza apo hyn Besëlidhja. Le të ngjitet kush të dojë. Unë nuk jam fare punonjës hipoteke, dhe as s’dua të merrem me ato deklarata boshe. Unë investoj tek Shënkolli, sepse është një popull futbolldashës dhe që kënaqet sa herë që skuadra luan në “shtëpi”. Nuk financoj te skuadra që të bëjmë tolerim, apo të bëhemi palë me njërën apo tjetrën skuadër”, – ka theksuar në fund të prononcimit të tij, presidenti i Shënkollit, Artan Djala.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here