Reagimi i ashpër i ultrasve: Mesazh Tavos dhe kërcënim i hapur!

Në Gjirokastër çudia duket se nuk zgjat tre ditë, pasi tifozët janë të vendosur për t’i shkuar në fund asaj që duan. Barazimi 3-3 kundër Venstpils i ka irrituar ata. Jo rezultati, por mënyra se si ekipi u soll në fushë. Ndërkohë prej kohësh ata e kanë inatin me drejtorin teknik Vangjel Çavo dhe sërish kërkojnë largimin e tij.

Përmes një postimi në faqen e tyre në “Facebook”, “Shqipponjat Bluzi” kërcënojnë se nëse nuk merren masa për teatrin e bërë kundër Ventspils, ekipi nuk do stërvitet në stadium, pasi janë të gatshëm ta mbjellin fushën me patate.

“Nesër ekipi fillon përgatitjet për edicion e ri . Shqiponjat bluzi të vendosur: kërkojmë largimin e Drejtorit teknik. Z.Grigor, o ne, o Çavon.
P.S Nesër çuna, lopata, bel, kazma e ça të keni në shpi, se do ta mbjellim fushën me patate, nuk bëhet më stërvitje pa u marrë masa për teatrin”, shkruajnë ultrasit bluzi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *