Reagimet te Partizani/ “Rama ik” ndryshon kuptimin, Dosti: Mos ta shoh më Solomon, do thyej televizorin

Partizani barazoi ndaj Bylisit me rezultatin 2-2 dhe gaboi duke lënë rivalët e qytetit për t’u shkëputur më tepër në vendin e parë. Kjo ka sjellë edhe reagime të ashpra nga mbështetësit e të kuqëve, që nuk po shohin në fushë ekipin që duan.

Në disa raste “Rama ik” është brohoritur në stadiume duke iu drejtuar kryeministrit të Shqipërisë. Por nëse thuhet te Partizani, kuptimi është i gjithi për Olsi Ramën. Kjo shihet qartësisht te grupimi besnik i Partizanit, “Baza 46”, që saktësisht shkruajnë: “Olsi ik”.

Nga ana tjetër, figura e njohur e Partizanit dhe futbollist shqiptar, Edmond Dosti ka një kërkes të veçantë për trajnerin Sormani: “Vetëm një kërkesë kam për trajnerin. Mos ta shoh më Solomonin në fushë se do më bëj të dal nga vetja, do ta thyeh TV, lojtar pa gjak dhe 100% fajtor te goli i parë”, shkruan Dosti. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *