Reagimet epike të tifozëve katalanas, De Jong ka fituar dashurinë e të gjithëve

Barcelona është prezantuar ditën e djeshme përballë tifozëve të saj. Para ndeshjes për trofeun Joan Gamper ndaj Arsenalit janë thirrur të gjithë emrat e lojtarëve dhe stadiumi ka pasur reagimet e tij mjaft interesante.

Frenki De Jong duket se është blerja më e dashur e Barçës këtë verë. Në momentin e prezantimit të tij stadiumi gumëzhiu nga thirrjet pro tij. E kundërta ndodh me Filipe Kutinjon. Për të nuk ndalojnë vërshëllimat edhe pas kësaj vere.

Çaste të vështira për brazilianin, i cili sapo ishte kthyer nga pushimet pas një muaji. Grizman i ka ndarë tifozët në dy pjesë, ndërkohë që Mesi është personi më i dashur padyshim. Jo shumë entuziazëm për blerjet e tjera si Firpo apo Neto.

Siç dihet, në Spanjë tifozët kanë reagime mjaft drastike. Atje duhet të jesh perfekt. Nëse nuk ndodh kjo ti nuk je më një kampion edhe nëse ke fituar gjithçka. Tifozët e Barçës apo Realit nuk ngopen me sukses.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *