Re të zeza mbi Milanin, falimenton kompania e Jonghong Li

0

Milani i fushës është ringjallur, meritë e Xhenaro Gatuzos, i cili ka ditur të marrë maksimumin nga një grup lojtarësh që nuk janë fenomen është, por që gjithsesi kanë potencialin për të bërë gjëra të mira, si po bëjnë këtë vit.

Megjithatë, jashtë fushe situata është e zymtë dhe duket sikur klubi kuqezi nuk ka asnjë plan e asnjë strategji, pret çdo ditë diçka të re që nuk po vjen. Pronari Jonghong Li kërkon borxhe e financime, por asnjë bankë nuk pranon t’ia japë, ndërsa nga Kina vjen një tjetër lajm tepër shqetësues.

Kompania Jie Ande, ku Li kishte një pjesë të rëndësishme të aksioneve, ka falimentuar. Është kompania që Li kishte në listën e garancive për të vërtetuar se pasuria e tij ishte e tillë që mbulonte borxhin e marrë për të blerë Milanin. Tani këto garanci duken pa asnjë themel dhe nuk dihet di FK shkojë e ardhmja, sepse është e qartë se bankat dhe fondet e investimeve do të zmbrapsen, duke evituar investimet apo dhënien borxh te Milani.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.