Rauli si Nostradamus: Remuntadat i bën vetëm Reali!

0

Si sulmues ka qenë një legjendë e Real Madridit, një ndër më të mëdhenjtë në botë, por si analist… jo dhe aq.

Raul Gonzalez duket se nuk e harron derbin e egër me Barcelonën, sepse duke folur për francezen Le Figaro para sfidës së kthimit Barcelona-PSG, dha një parashikim “profetik”, por që e ka bërë gazin e botës.

Nëse ka ndonjë klub që është i aftë për të përmbysur disfatën 4-0, ai është Reali, sepse ky është specialiteti i tyre.

“Barcelona do të duhej të luante një ndeshje të jashtëzakonshme dhe njëkohësisht PSG të luante një ndeshje të tmerrshme, ndaj mendoj se është tepër e vështirë.

“Nëse PSG luan si në ndeshjen e vajtjes, është thuajse e pamundur që Barça të shënojë 4-5 gola, si bën me rivalët në kampionat”.

Quajeni Raul Nostradamusi!

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here