“Rasti im mund të quhet unikal”, Orges Shehi tregon ëndrrat për të ardhmen: Dua të jem trajner i Kombëtares

0

Orges Shehi nuk ka pritur gjatë për të zgjedhur rrugën që do të ndiqte pasi vari këpucët në gozhdë. Nga porta përfundoi në stolin e trajnerit dhe këtë gjë e quan edhe si rast unikal, por fakti që e njihte mjaft mirë ekipin e Skënderbeut për të cilin luajti për disa vite ia bëri më të lehtë punën. Në një intervistë për “Players on focus“, kreu i pankinës ka folur për shumë çështje. Që nga e shkuara e deri te ëndrrat për të ardhmen. E pikërisht këtu flet për stolin e Kombëtares shqiptare, që sipas tij është edhe dëshira më e madhe e çdo trajneri.

Fillimet e karrierës

“Normalisht që fillimet e karrierës janë të vështira. Unë isha pjesë e Teutës, ku hapësirat ishin të vogla, duke pasur parasysh portierët që ishin. Por luftova fort dhe falë Zotit ia arrita“.

Stoli i Skënderbeut

“Rasti im mund të konsiderohet unikal, nga fusha direkt në stol. Por mund të them se e kisha të lehtë, sepse i njihja lojtarët ashtu edhe drejtuesit. Pra personalisht i njihja të gjithë me detaje dhe kjo ma bënte punën më të lehtë”.

Pengjet nga karriera

“Në karrierën time të gjatë prej 25 vitesh kam fituar shumë, por edhe kam humbur shumë finale kupe dhe kampionati. Kështu është futbolli, s’mund t’i fitosh të gjitha. E rëndësishme është që në karrierën time kam fituar dhe prekur shumë dhe në nivele ndoshta shumë të larta”.

Kampionati

“Unë mendoj se duhet të rifillojmë sa më shpejt, duke parë se edhe virusi nuk është përhapur në shifra shqetësuese në vendin tonë. Duke pasur parasysh se gjithçka tjetër po hapet, pse duhet të vonojmë me futbollin? Presim të rifillojmë. Nëntë pikë nuk janë as pak e as shumë, pasi janë edhe 10 javë në lojë, pra në total 30 pikë”.

Stoli i Kombëtares

“Ëndrra e çdo trajneri është ekipi kombëtar. Kjo është edhe një nga ëndrrat e mia, të jem trajneri i ekipit kombëtar në të ardhmen. Që ëndrrat të bëhen realitet duhet të punoj shumë siç bëra edhe kur isha lojtar”, është shprehur Orges Shehi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.