Rasti i rrallë i COVID-19/ Partnerja e Dibalës u quajt e shëruar: Dje dola prapë pozitive! Nuk e di se ç’bëhet me këtë virus

Partnerja e Dibalës, Oriana Sabatini, është e prekur nga COVID-19, për shkak të futbollistit të Juventusit, që do të rezultonte më herët i tillë. Por nëpërmjet një lajmi që vjen nga “Calciomercato.it”, Sabatini tregon edhe rastin e rrallë të prekjes.

Kur do të vinte edhe përgjigja e testimit të dalë negativ dhe teksa u cilësua si e shëruar, në testimin e tretë të bërë dhe ku pritej përforcimi i lajmit të mirë, ajo ka rezultuar sërish si pozitive, për t’u futur në ato raste që cilësohen si të rralla.

“Në datën 21 unë dhe Paulo ishim pozitiv. Më pas unë kam rezultuar negative dhe mora testin tjetër dje, dola sërish pozitive. Unë nuk e di se ç’bëhet me këtë virus dhe ne dimë vërtet pak gjëra për të. Nuk e di sesi funksionojnë këto dhe pse ndryshojnë kështu. Ndoshta ka qenë i gabuar ai kur dola negative, por deri tani jemi mirë”, ka thënë Sabatini. /Sport Ekspres/