Rasti i çuditshëm i Dibalas, rezulton pozitiv me Koronavirus edhe pas testimit të katërt

Paulo Dibala duket se nuk po ia del ta largojë virusin Covid-19 nga organizmi i tij. Edhe pse afërsisht 40 ditë kanë kaluar që nga koha kur është infektuar me Koronavirus, sulmuesi i Juventusit rezulton të jetë sërish mbartës i tij. Futbollisti argjentinas ka kryer testin e 4-t, por sërish përgjigja nuk ka qenë ajo që ai priste, teksa ende vijon të jetë i infektuar.

Diçka e çuditshme kjo për të, por që nuk i mbetet gjë tjetër veçse të vijojë të presë dhe të bëjë durim. Megjithatë bëhet me dije se virusi në trupin e tij nuk është më aq i fuiqëm sa më parë dhe ky dobësim jep shpresë se shërimi do të jetë i afërt. Ndërkohë vetë Dibala është shfaqur shpesh në rrjetet sociale, madje edhe duke kryer ushtime fizike apo joga./Halit Delibashi-Sport ekspres/