Rasti i Belgjikës, shumë zhurmë për… asgjë

0

 

Një kombëtare e renditur në vend të dytë në FIFA, e mbushur me talente, por pa kryesoren: eksperiencën. “Atë nuk mund ta blesh”, do të deklaronte Vilmots pas eliminimit. E megjithaë, ai ishte fajtori i parë… Ja si erdhi dështimi

 

Pjekuria… Sikur t’I kishin dhënë më parë “këto provime”. Këtu Belgjika: e nesërmja jemi ne, por prisni, ju lutemi, sepse për të tashmën duhet ende të punojmë. E ndërtuar me kujdes dhe inteligjencë, brezi i fenomenëve është zgjuar nga një ëndërr e populluar me emra (Hazard, De Brujne, Kurtua, Lukaku, Vitsel), statistika (vendi i dytë në renditjen FIFA) dhe premtime lumturie.

Belgjika favorite dhe jashtë që në fazën çerekfinale të Europianit 2016 është një jehonë e zhgënjimit dhe dështimit të madh. Sepse, korniza përpara se të niste ky kompeticion ishte vërtet e artë për këtë grup futbollistësh të talentuar. Por, pasi Italia i “uli hundën” dhe i kthehu me këmbë në tokë, u desh zemra e Uellsit që t’I tregonte se futbolli nuk është vetmë klas, por edhe sakrifica, mund dhe sidomos pasion e dëshirë për të arritur diçka. E të mendosh që fati deshi të kalonte në korsinë më të lehtë të rrugës drejt Parisit, pra atë ku ishin Zvicra, Polonia, Kroacia, Portugalia, Uellsi, Irlanda e Veriut dhe Hungaria. Në letë, një “autostradë” drejt “Saint-Denis”: por, narcizizmi bëri që ekipi i Vilmotsit të rrëshqiste te një lëkurë banana e vendosur aty, për t’I treguar se ndonjëherë mendjemadhësia bën që të harrosh se cili je dhe se sa vlen.

Ka shumë nënsfonde të Vilmotsit mbi Belgjikën që përshëndet Europianin. Pas barazimit steril dhe shpërdorimet në portën axurre erdhi deklara se “loja e Kontes nuk është futboll”, ndërsa pasi i shënuan katër gola Hungarisë, do të dilnin në këtë fjali: “Na jepni Gjermaninë në finale!”. Belgjika, finalen, do ta shohë nga divani i shtëpisë.

Sepse ndaj Uellsit, pavarësisht avantazhit të firmosur Naingolan, luftëtar në mes talentesh me këmbë fine, ka paguar shtrenjtë “fundosjen” karakteriale, neutralizimin e 4-2-3-1 përmes mbulimit të thjeshtë të linjave dhe ndrojtjes së një mbrojtje të improvizuar (Vermalen dhe Vertongen out). Belgjika e Europianit 2016 është Belgjika e “top-player”. Një Belgjikë që merr në shtëpi tensioned e trajnerit dhe Kurtua në dhomat e zhveshjes në Lilë, ndërsa Uellsi fërkonte sytë. Një Belgjikë që pyet veten mbi Vilmots, që i pyetur mbi alibinë e moshës mestare të re të futbollistëve të tij, tha: “Eksperienca nuk mund të blihet”.

Eksperienca e Belgjiks, në Francë, ishte ajo: humbje ndaj Italisë, “shëtitje” me Irlandën (3-0), pickim ndaj Suedisë (1-0), poker ndaj Hungarisë, më pas Uellsi.  Ishte vetëm fjalë dhe jo vepra, sepse pikërisht atëherë kur duhet të “flisnin” në fushë, talentët heshtën. Pra, seria: shihemi në provimet e vjeshtës.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here