Rastet e shpërdoruara, Shkëmbi: Përgjegjësi jam unë, lojtarët që kam kanë vlera!

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, foli për “Gol pas Goli” në Supersport, duke u ndalur te komenti për barazimin e arritur ndaj Flamurtarit, në “Niko Dovana”, edhe pse skuadra e tij prodhoi shumë…

“E nisëm shumë mirë, pastaj pas minutës së 25-të po çedonim dhe nuk po tregonim lojën tonë. Patëm dy tre momente ku kundërshtari të na godiste, por edhe ne humbëm disa raste të pastra Jam i kënaqur, në tërësi, për dëshirën e shfaqur dhe mënyrën se si luajtëm. Të mos harrojmë që është ndeshja e parë”.

“Alternativë tjetër në sulm? Nëse do të vinte dikush, do të kishim më shumë vlera përpara. Por, raste humbasim të gjithë, edhe më të mirët, sidomos në fillim të sezonit. Jam i lumtur me këta që kam dhe nga ndeshja në ndeshje do të dalin vlerat e tyre në pah”.

“Frika nga rregulli i pashkruar, po nuk shënove, e pëson? Në disa momente më shkoi mendja që futbolli kështu është, por për fat ata nuk shënuan. E dija që në pjesën e dytë do të vuanim, sepse disa lojtarë fizikisht nuk janë ende në formë. Në mbrojtje vuajtjëm sidomos. Nëse Flamurtari shënonte, do të ishte përgjegjësia ime. Por, siç e thashë, jam i kënaqur me ekipin. Futbolli ose të çon lart, ose të ul poshtë, çështje fati”.

“Ndoshta, nga dëshira e madhe për të fituar ndeshjen, gabuam dhe u nxituam. Ndoshta, kam edhe unë përgjegjësi, pasi nuk goditëm portën aq sa duhet. Besoj shumë te pjesa sulmuese që kam”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *