Rastësia e pabesueshme, ja çfarë ndodh në Arsenal-Brentford!

Mbrëmjen e kaluar u zhvilluan ndeshjet e mbetura të vlefshme për raundin e 1/16-tave të kupës angleze, “Carabao Cup”. Arsenal ka vijuar serinë e fitoreve edhe në kupë, ku triumfoi në shifrat 3-1, ndaj Brentford, të cilët luajnë në “Championship”.

Kapiteni i Brentford, Nikolas Jenaris dikur ka qenë pjesë e Arsenal, para se të transferohej te Brentford.
Mesfushori është aktivizuar me Arsenal që në moshë të vogël, kur dhe ka nisur futbollin. Me ekipin e parë të “topçinjve”, Jenaris ka arritur të aktivizohet vetëm në një ndeshje si zëvendësues në sezonin 2011-2012. Më pa një kalvar i gjatë huazimesh, deri sa Brentford e bleu përfundimisht në vitin 2014 nga londinezët.

Pikërisht në ndeshjen e mbrëmshme ka ndodhur një rastësi ndoshta e padëgjuar më parë. Kapiteni i Brentford siç edhe cituam më parë ka luajtur në ekipet zinxhir të Arsenal që në moshë të vogël. Konkretisht në moshën 7-vjeçare Nikolas Jenaris ka bërë “debutimin” e tij në stadiumin e Arsenal si shoqërues i lojtarëve dhe arbitër në atë takim ka qenë anglezi Majk Din.

Ku qëndron rastësia? 18 vite pas këtij momenti, Nikolas Jenaris rikthehet në shtëpinë e Arsenal për të debutuar përsëri, por tani kundër ekipit të tij të vegjëlisë. Arbitri kryesor është përsëri Majk Din. Një koiçidencë me të vërtetë e pabesueshme gati që ka bërë xhiro në mediat angleze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *