Rashica vendimtar, Viteshe fiton trofeun e parë në histori

0

125 vjet pritje: Viteshe më në fund shënon emrin e saj në listën e fituesve, sepse sot ngriti trofeun e Kupës së Holandës, duke mposhtur 2-0 në finale AZ Alkmarin.

Në një ndeshje të ekuilibruar e pa goditje në kuadrat në pjesën e parë, por fatet e takimit i vendosi sulmuesi Van Vokfsvinken, me dy gola në minutat 81 e 88.

Vendimtar Milot Rashica, me pasimin final për golin e parë të ndeshjes. Talenti i Kosovës tashmë duket i kompletuar dhe gati për një klub më të madh.

Delir te Viteshe, që kurorëzon disa vite investime e punë të shkëlqyer, dëshpërim te AZ Alkmari, që në fakt ka fituar edhe më parë trofe, ndaj sot ishte radha e klubit nga Arnhemi.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here