“Rashica te Liverpuli? Do i japin stolin e Shaqirit”, media e njohur këshillon yllin shqiptar: Ja cili ekip është ideal

Milot Rashica po shkëlqen me fanellën e Verder Bremenit në Bundesligë dhe tani është gati të hedhë hapin e radhës në karrierë. Largimin e ka konfirmuar edhe vetë menaxheri Lala, i cili ka bërë të ditur se do të lëvizë për një skuadër që luan në Ligën e Kampionëve. Ofertat nuk kanë munguar për sulmuesin dardan, ndërsa një kalim te Liverpuli i Klopit është përfolur së teprmi kohët e fundit. Por një zgjedhje e tillë nuk është e duhura për karrierën e tij sipas medias së njohur “90 min”. Këta të fundit i kanë kushtuar një artikull Rashicës, ku edhe e këshillojnë për rrugën që duhet të ndjekë në merkaton e ardhshme.

Sipas tyre te Liverpuli nuk do të mund të zinte një vend titullari në fushën e lojës, teksa Mane, Salah dhe Firminjo gëzojnë një formë të jashtëzakonshme dhe e kanë hipotekuar vendin e tyre në 11-she ne Klopit. Si shembull sjellin një tjetër shqiptar, Xherdan Shaqirit, i cili me shumë gjasa do të largohet nga “Anfield”. Nisur nga kjo, “90 min” shkruan se ajo që Rashica do të marrë në këtë kohë te Liverpuli është vetëm stoli i Shaqirit.

Ndërkohë klubi i duhur për lojtarin shqiptar sipas medias në fjalë është Borusia e Dortmundit. Rashica përshtatet mjaft mirë me lojën e tyre dhe do të ishte zëvendësuesi ideal i Sanços, i cili është në radarët e shumë ekipeve të mëdha. Së bashku me Haland dhe Hazard do të formonte një treshe të rrezikshme në sulm. Te Dortmundi do të kishim një shkëlqim të Rashicës, i cili nuk i ka frikë duelet një kundër një. Di të shënojë dhe gjithnjë është i vëmendshëm për të dhënë pasimin final, për “90 min”, gjiganti gjerman është destinacioni ideal për yllin dardan./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *