Rashica: Sa ndryshe Holanda nga Gjermania, më tronditi vdekja e Vokrrit

0

Milot Rashica ka qenë i ftuar në emisionin “Interaktiv” në “KTV”, ku ka folur për ecurinë me klubin e Verder Bremen dhe me përfaqësuesen e Kosovës në vitin 2018. Futbollisti nga Vushtrria përmendi dhe një fakt interesant mbi diferencat midis futbollit holandez dhe atij gjerman, ku luan aktualisht.

SKANERI I VITIT 2018 – “Ka qenë një vit shumë i suksesshëm, si në aspektin personal, por dhe me përfaqësuesen e Kosovës. Në fillim të vitit u transferova nga Holanda në Gjermani, që ishe një nga hapat më të mëdhenj të karrierës sime. Ndërsa së fundmi e përmbyllëm në mënyrën më të mirë me kalimin e grupit në “Nations League”. Besoj se ka qenë një ndjenjë e jashtëzakonshme, jo vetëm për ne si lojtarë, por edhe për gjithë popullin shqiptar”.

“Ndeshja më e rëndësishme ka qenë ajo ndaj Azerbajxhanit në Prishtinë. Ai takim shoqërohej me presion për vetë rëndësinë që kishte. Por, ditëm ta menaxhonim mirë ndeshjen, ndoshta kjo dhe falë faktit që përfaqësuesja ka shumë lojtarë, që luajnë kampionate të forta dhe na ka qëlluar të luajmë ndeshje të tjera të rëndësishme. Goli i shpejtë na e bëri shumë më të thjeshtë”.

NATIONS LEAGUE DHE FAZA E GRUPEVE – “Nuk besoj se do të kemi mënyrë më të lehtë për t’u kualifikuar në Europian se sa play-off i Nations League. Por, ne po mendojmë për ndeshjet e grupit fillimisht. Besoj se mund të bëjmë diçka të mirë”.

BUNJAKU DHE SHALAND – “Fati i keq për Albert Bunjakun ka qenë se kemi qenë një brez lojtarësh të rinj në moshë dhe kemi pasur përballë kundërshtarë më të fortë. Me ardhjen e Shaland, u ndeshëm me kundërshtarë të nivelit tonë dhe ai solli një energji pozitive dhe vuri idetë e tij në lojën tonë. Besoj se kemi bërë progres të madh”.

RAPORTI ME VOKRRIN – “Për mua ka qenë një lajm shumë tronditës. Ka qenë një njeri që mund të diskutoje gjithçka, jo vetëm për futbollin. Ka qenë një humbje e madhe për të gjithë popullin shqiptar. Për shkak të tij, është plotësuar ëndrra e çdo shqiptari, që ka pasur dëshirë për të luajtur për Kosovën”.

VERDER BREMEN – “Për momentin po  gjithçka po ecën mirë. Fillimi ishte i vështirë, është një kampionat, që ndryshon shumë nga ligat e tjera. Por, së fundmi jam përshttur. Objektivi është të kualifikohemi për kupat e Europës. Dallimi ka qenë shumë i madh midis Holandës dhe Gjermanisë, mund të them ka qenë i njëjtë me ndryshimi që kam ndjerë nga kalimi nga Kosova në Holandë. Futbolli ka dallime, në Holandë luhet shumë lojë sulmuese dhe të jepen shumë raste shënimi, në Gjermani vrapohet më shumë”.

HAPI I RADHËS – “Për momentin ndihem shumë mirë te Verderi. Më pëlqen shumë kampionati dhe Atmosfera. Kontrata ime mbaron në vitin 2022, por në futboll nuk i dihet asnjëherë, gjithsesi unë kam si qëllim të fitoj sa më shumë e të përmirësohem këtu ku ndodhem tani”, përfundoi Rashica.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg