Rashica mes më të mirëve të Bundesligës, vjen vlerësimi i radhës

0

Milot Rashica është një ndër futbollistët më në formë në Europë përsa i ndeshjeve të zhvilluara gjatë 2019-ës.

Futbollisti i rritur në Vushtrri nuk arriti të shënonte në takimin e kësaj fundjave ndaj Frajburgut. Gjithsesi, 22-vjeçari kreu një punë të mirë duke ndihmuar shokët e ekipit. Përveç se dha asistin në golin  e parë të Verder Bremen, Rashica spikati me volumin e madh që krijoi.

 

Paraqitja e mirë e lojtarit të përfaqësueses së Kosovës është vlerësuar nga kompania e njohur e statistikave “Ëhoscored”, që e ka vlerësuar Rashicën me notën 8.26. Ky vlerësim e  vë Rashicën në formacionin e Javës përkrah emrave si Tomas Myler, Kingsli Koman dhe Serzh Gnabri.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.