Rashica dhe shqiponja dykrenare: Me një dëshirë dhe një qëllim….

0

Kosova mori një fitore të madhe mbrëmjen e djeshme, pasi mundi Maltën me rezultatin 3-1. Ishte një sukses shumë i rëndësishëm për “dardanët” të cilët ruajnë vendin e parë në grupin e tyre dhe kanë shanse reale për të marrë biletën e Ligës D që të çon në Europian.

Pas ndeshjes, Milot Rashica ka reaguar përmes një postimi në “twitter”, ku është së bashku me Kolollin dhe Valon Berishën, por më shumë vëmendje tërheqin mbrojtëset e tij të gjunjëve, ku shihet se 22-vjeçari në njërën anë ka flamurin e Kosovës dhe në tjetrën flamurin e Shqipërisë. Po ashtu foto shoqërohet me një varg të himnit shqiptar: “Me një dëshirë e një qëllim…”.

Kujtojmë që Rashica ishte një nga të paktit lojtarë që la Kombëtaren e Shqipërisë, për t’iu bashkëngjitur përfaqësueses së Kosovës pas Europianit, kur nuk u përzgjodh nga trajneri De Biazi për ndeshjes e “Francë 2016”. Gjithsesi, Rashica tregon se ai është i lidhur me Shqipërinë çka e dëshmon me këtë postim.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.