Rashica “bombardon” Ajaksin dhe Vitese sheh nga kreu

Milot Rashica është kthyer te goli, pas më shumë se një muaji pritjeje, por ka gjetur ndeshjen e duhur për të goditur, sepse sot ka shënuar në Amsterdam, në fitoren 2-1 që Vitese arriti ndaj Ajaksit. Një fitore e bujshme, sepse pak skuadra arrijnë të fitojnë në “Amsterdam Arena”, përballë një emri të madh të futbollit botëror.

Vitese shkëlqeu në pjesën e parë dhe Rashica ishte fantastik, duke luajtur mjaft mirë dhe duke gjetur golin e dytë të ndeshjes në fundin e 45 minutave të para., me një kundërsulm perfekt dhe disa lëvizje të shkëlqyera para goditjes finale.

Ajaksi shënoi vetëm një gol në pjesën e dytë, me Vitesen që tashmë është në vendin e tretë, vetëm dy pikë larg PSV-së, që sot fitoi 7-1 në Utreht. Ndërkaq, Ajaksi mbetet në kuotën e 10 pikëve,  5 larg kreut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *