Rashica befason të gjithë, De Biazi tani… po reflekton

0
Milot Rashica dhe Migjen Basha, gjate nje seance stervitore, prane fshatit Bad Waltersdorf ne Austri, ku eshte vendosur ekipi Kombetar Shqiptar i futbollit, i akomoduar ne resortin Thermal & Golf Hotel Bad Waltersdorf, per fazen pergatitore per Euro 2016 qe do te zhvillohen ne France. /r/n/r/nMilot Rashica and Migjen Basha, during a training session, near the village Bad Waltersdorf, where the Albanian National Soccer team is accommodated at the resort, Thermal & Golf Hotel Bad Waltersdorf in Austria during the preparations for the France Euro 2016.

Trajneri Italian “I dashuruar” me talentin e Vushtrisë, por ka një problem: duhet që të sakrifikojë njërin në mesfushë. Sakaq, në mbrojtje janë bërë “llogaritë”, me Rrahmanin, Veselin dhe Alijin që do të qëndrojnë në shtëpi

Anton Cicani

Teksa faza përgatitore në Austri (Bad Valsterndorf) është duke vijuar me ritme të kënaqshme dhe sidomos me shumë intensivitet (kryesisht në fazën e mbrojtjes), sinjale pozitive kanë ardhur kryesisht nga një futbollist, Milot Rashica. “Duket sikur ka vite që luan me kombëtaren”, thuhet në ambjentin kuqezi dhe “fizikisht na ka befasuar me formën e tij”. Praktikisht, talenti i Viteshes, që pëlqehet shumë nga trajneri Xhani de Biazi, i cili s’e ka mohuar faktin se do të kishte dashur t’I jepte më shumë hapësira, ka lënë gojëhapur të gjithë. Në repartin e avancuar, karakteristikat e 19-vjeçarit nga Vushtria, janë një “resurs” për kombëtaren. Bekim Balaj është një sulmues statik, që preferon krosimet dhe topin e gjatë, por që luan me shpinë nga porta. Sokol Cikalleshi është një sulmues që lëviz dhe që shpesh kthehet në mesfushë për të marrë topin, pasi preferon që të sulmojë portën në vijë frontale, ndërsa ëshë edhe i gjatë dhe e shfrytëzon këtë në goditjet me kokë dhe shkëputjet në korne. Sakaq, Armando Sadiku, është një tjetër futbollist që nuk ngjason aspak me këta të dy.

Agresiv në presingun për top të parë te mbajtësit e topit kundërshtarë, por edhe që preferon të luajë në hapësira të ngushta. Edhe Gashi është një lojtar që në krah bën diferencën dhe shpesh qendërzohet për të provuar goditjen ose murin. Sa i përket Rashicës, futbollisti i Viteshes, është një mesfushor ofensiv atipik, që kur ka nevojë për të intepretuar rolin e fantazistit s’e tërheq këmbën mbrapa, ashtu sikurse edhe kur duhet që të krijojë superioritetin numerik.

Di të të përdorë mjaft mirë të dy këmbët dhe parapëlqen qendërzimin, por ka vetëm një të metë: nuk provon shpesh goditjet në portë. Edhe trajneri i Viteshes ia ka vënë në dukje këtë fakt. Rashica preferon të depërtojë në zonë dhe vetëm kur ndodhet në pozicion të prirët godet portën kundërshtare. Por, duke iu kthyer karakteristikave, sigurisht, ai është një “xhol” që kombëtares do t’I duhej me patjetër, por kush mund t’I lërë vendin? Sakrifica e vetme që do të bëhej është në mesfushë dhe, këtë herë, “gërshëra” mund të kapë një senator dhe besnik si Migjen Basha. Edhe pse duket e habitshme, pasi mesfushori i Komos ka kontribuar jo pak me kuqezinjtë, në rolin e tij, trajneri Italian ka disa lojtarë që mun të luajnë në rolin e tij. Sigurisht, edhe Herolind Shala do të ishte një tjetër që mund të hiqej nga lista, por De Biazi i ka bërë një premtim djaloshit dhe, jo vetëm kaq, por e ka goditur fakti që asnjëherë, edhe pse s’ka luatjur futbollisti i Slovan Liberecit, nuk ka polemizuar. Praktikisht, Rashica është duke bindur, por koha është e shkurtër për të vendosur. Miqësorja ndaj Katarit do të thotë shumë, në këtë sens, edhe pse sinjlalet e para, talenti i Vushtrisë i dha në testin me Luksemburgun.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here