Rashani: Kishim 100 shanse, ishte si të luaje në Prishtinë

Elbasan Rashani ishte heroi i Kosovës, pasi shënoi golin e fitores ndaj Bullgarisë. Rashica dhe Muriqi kishin realizuar më parë, ndërkohë që sulmuesi anësor në shtesë gjeti rrugën e rrjetës për të tretën herë. Në Supersport Kosova ai deklaroi pas ndeshjes:

“Nuk ishte e lehtë, kishim 100 shanse. Në fund djali nga Vushtrria, Miloti, dha një krosim dhe shënova. Nuk e besoj se më ndodhi mua diçka e tillë. Ishte e vështirë, por të gjithë kemi pasur besimin se mund t;ia dilnim. Gjithmonë kemi luftuar deri në fund”.

“Shthurja në fund? Edhe mund të humbnim, ka ndodhur edhe më parë. E kemi thënë me njëri-tjetrin para ndeshje se sot është dita jonë. Fitore fantastike. Ishte si të luaje në Prishtinë. Nuk kam parë kurrë tifozë si ata që kemi ne”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *