Rashani drejt Amerikës, klubi i “MLS” shfaq interes

0

E ardhmja e Elbasan Rashanit mund të jetë në kampionatin amerikan “MLS”. Sipas medies norvegjeze “telemarksavisa” për 26-vjeçarin ka shfaqur interes klubi i njohur DC United, pjesë e të cilit është dhe futbollisti me famë botërore Uejn Runi.

Klubet amerikane skautojnë prej shumë vitesh në kampionatit skadinave, ku marrin çdo sezon lojtarë që bëjnë diferencën. Kontrata e Rashanit me klubin Ods mbaron pas një viti e gjysmë, çka do të thotë se për kalimin e sulmuesit në SHBA duhet të gjendet akordi me drejtuesit e skuadrës norvegjeze.

Rashani ka tentuar të luajë dhe më parë jashtë kampionatit norvegjez. 26-vjeçari ka qenë pjesë e danezëve të Brondbit për dy sezone, por aventura daneze nuk rezultoi e frytshme për sulmuesin e krahut.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.