Raptors-Warriors “shtypin” këdo, Murray shkëlqen për Nuggets

0

Golden State Warriors dhe Toronto Raptors kanë marrë fitoret e radhës. Kampionët në fuqi thyen Memphis Grizzies dhe skenën këtë ndeshje e mori Klay Thompson, i cili realizoi 27 pikë. Një ndeshje e barabartë në dy periodat e para, ndërsa më pas Warriors treguan forcën e tyre. Durant dhe Curry realizuan nga 22 dhe 19 pikë.

Raptors kanë thyer Utah Jazz dhe ka spikatur loja në grup e kanadezëve. OG Anunoby, Kyle Lowry, Fred Van Vleet dhe Serge Ibaka realizuan nga 17 pikë, kurse Pascal Siakam një pikë më pak se katër shokët e tjerë të skuadrës. Fitore me vlera, e dhjeta për Toronto Raptors.

Houston Rockets kaluan me sukses Indiana Pacers, sikurse Miami Heat Detroit Pistons. Oklahoma City Thunder ka festuar dhe tanimë fitoret kanë kaluar numrin e humbjeve. Ata mundën këtë herë Neë Orleans Pelicans. Cleveland Cavaliers humbin sërish. Orlando Magic përmbysi disavantashin në periodën e fundit.

Los Angeles Clippers i janë gëzuar fitores me Minnesota Timberwolves, kurse Denver Nuggets kalun me sukses Boston Celtics. Jamal Murray shkëlqeu me 48 pikë të shënuara. Ndeshja më e luftuar ishte New York Knicks-Chicago Bulls. Këta të fundit fituan me vetëm një pikë diferencë, pas dy shtesa lojë.

Indiana Pacers-Houston Rockets 94-98
Detroit Pistons-Miami Heat 115-120
Oklahoma City Thunder-New Orleans Pelicans 122-116
Utah Jazz-Toronto Raptors 111-124
Los Angeles Clippers-Minesota Timberwolves 120-109
Orlando Magic-Cleveland Cavaliers 102-100
New York Knicks-Chicago Bulls 115-116
Denver Nuggets-Boston Celtics 115-107
Golden State Warriors-Memphis Grizzlies 117-101

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.