Raptors të pandalshëm me Kawhi Leonard, triumfojnë Bucks e Nuggets

Toronto Raptors e ka  nisur  vitin mbarë, teksa ka mundur Utah Jazz me rezultatin 122-116. Në  formë  të  shkëlqyer  Kawhi Leonard,  i cili  arriti të realizonte  45 pikë.  Pascal Siakam  ishte gjithashtu në  një ditë “po”dhe shënoi 28 pikë .  Kanadezët e bënë diferencën  në  periodën  e tretë dhe siguruan  avantazhin e nevojshëm për të marrë fitoren e 28-të. 

Në rrugë të mbarë edhe Milwaukee Bucks, që mposhtën Detroit Pistons me shifrat 121-98. Giannis Antetokounmpo u ndal në kuotën e 15 pikëve. Brook Lopez (25 pikë) dhe Khris Middleton (22 pikë)  realizuan më shumë se greku  dhe ndihmuan Bucks të merrnin  fitoren  e  radhës.  29 pikët e Blake Griffin nuk mjaftuan për Detroit Pistons. 

Denver Nuggets kaluan me sukses New York Knicks. Ndeshja përfundoi 115-108 dhe Nikola Jokic regjistroi “triple-double”: 19 pikë, 15 asiste, 14 topa të rikuperuar.Nuggets bënë një periodë të katërt mjaft të mirë dhe arritën të fitonin.  

Fitore edhe për Portland Tailandë Blazers, që funksionon mirë në grup. Ata mposhtën 108-113 Sacramento Kings. Damian Lillard shënoi  25 pikë   kurse një më pak realizoi Jusuf Nurkiç.Ky i fundit asistoi 7 herë për shokët e skuadrës dhe rikuperoi plot 23 topa. 

Disfatë për LosAngeles Clippers. Philadelphia 76ers festoi triumfin me rezultatin 113-119. Joel Embiid mori për dorë ekipin e tij,  teksa  shënoi 28 pikë, dha 3 asiste e rikuperoi 19 topa. 76ers e treguan forcën në dy periodat e para, pasi arritën të distancoheshin me 18 pikë. 

 Toronto Raptors-Utah Jazz 122-116
Milwaukee Bucks-Detroit Pistons 121-98
Denver Nuggets-New York Knicks 115-108
Sacramento Kings-Portland Trail Blazers 108-113
Los Angeles Clippers-Philadelphia 76ers 113-119 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *