Raptors të pandalshëm, Embiid dhuron show në parket

Toronto Raptors vijon të fitojë. Kanadezët mposhtën Miami Heat me rezultatin 104-125. Një ndeshje e mirë në total për gjithë ekipin, por si zakonisht pati nga ata që spikatën. Kyle Lowry ishte njëri prej tyre, teksa shënoi 24 pikë, 10 asiste dhe 7 rikuperime. Pascal Siakam shënoi katër pikë më pak se shoku i tij i skuadrës.

Detroit Pistons bëri detyrën kundër Chicago Bulls, duke triumfuar 131-108. Blake Griffin ishte më i miri në parket. Ai shënoi 28 pikë, kurse Reggie Jackson e Langston Galloway nga 21 pikë. Joel Embiid i sapo kthyer nga dëmtimi ishte lideri i Philadelphia 76ers, që mposhti Indiana Pacers 106-89. Embiid realizoi 33 pikë dhe 12 rikuperime.

Detroit Pistons-Chicago Bulls 131-108
Philadelphia 76ers-Indiana Pacers 106-89
Miami Heat-Toronto Raptors 104-125

https://www.youtube.com/watch?v=PW65XL8UdY0&feature=youtu.be

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *