Raptors likuidojnë Chicago Bulls, Bucks të fortë për Rockets

Toronto Raptors ka bërë detyrën kundër Chicago Bulls, teksa ka fituar me rezultatin 112-103. Milwaukee Bucks, edhe pse kishin një përballje të vështirë ndaj Houston Rockets, triumfuan 108-94. Eric Bledsoe shënoi 23 pikë, kurse Giannis Antetokounmpo 19. Greku dha edhe 4 asiste e rikuperoi 14 topa. James Harden nuk ishte në një ditë të mirë, pasi realizoi vetëm 23 pikë.

Los Angeles Lakers morën një fitore sa për statistika kundër Washington Wizards. Ndeshja përfundoi 124-106 dhe shënuesi më i mirë i Lakers ishte Kentavious Caldwell-Pope me 29 pikë. Bradley Beal i miqve shënoi 32 pikë, kurse Lebron James u ndal te katro shifra: 23 pikë, 14 asiste, 7 rikuperime.

Boston Celtics nuk gabojnë, duke mundur 106-116 Cleveland Cavaliers. Fitore edhe për Los Angeles Clippers, që kaluan me rezultatin 111-122 Minnesota Timberwolves. Danilo Gallinari (25 pikë, 4 asiste, 10 rikuperume) ishte lideri i Clippers në këtë triumf të radhës.  Karl-Anthony Towns shënoi 24 pikë për vendasit.

Denver Nuggets mundën Detroit Pistons 95-92, një rezultat që të bën të mendosh se gjithçka ka qenë e barabartë. Nuggets në dy periodat e para shënuan 27 pikë më shumë dhe më pas u relaksuan disi, por gjithsesi e ruajtën epërsinë deri në fund. Jamal Murray ishte autor i 33 pikëve, ndërsa Blake Griffin i miqve shënoi 29.

Kemba Walker (38 pikë, 11 asiste, 9 rikuperime) po kalon një moment të mirë dhe ishte lideri i Charlotte Hornets në fitoren 125-116 që regjistruan kundër San Antonio Spurs. DeMar DeRozan (30 pikë, 4 asiste, 8 rikuperime) dhe LaMarcus Aldridge (20 pikë, 4 asiste, 15 rikuperime) nuk e shmagën dot humbjen e skuadrës nga Teksasi.

Cleveland Cavaliers-Boston Celtics 106-116
Charlotte Hornets-San Antonio Spurs 125-116
Miami Heat-Orlando Magic 99-104
Toronto Raptors-Chicago Bulls 112-103
Milwaukee Bucks-Houston Rockets 108-94
Minnesota Timberwolves-Los Angeles Clippers 111-122
New Orleans Pelicans-Atlanta Hawks 120-130
Dallas Mavericks-Sacramento Kings 121-125
Denver Nuggets-Detroit Pistons 95-92
Los Angeles Lakers-Washington Wizards 124-106

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *