Raptors e Bucks nuk njohin kundërshtarë, James udhëheq Lakers

0

Toronto Raptors ka bërë detyrën ndaj Cleveland Cavaliers, duke fituar me rezultatin 126-110. Spikati si zakonisht Kawhi Leonard me 37 pikë të shënuara. Një ditë e mirë edhe për LeBron James dhe Los Angeles Lakers. Triumf 112-104 ndaj New Orleans Pelicans. “Triple-double” për “Mbretin”: 22 pikë, 14 asiste dhe 12 topa të rikuperuar.

Milwaukee Bucks ka kaluar me sukses Boston Celtics me rezultatin 107-120. Giannis Antetokounmpo shënoi 30 pikë në fitoren e 22-të të skuadrës së tij. Fitore e rëndësishme  e Charlotte Hornets, që mposhti Detroit Pistons 98-86. Ka fituar edhe San Antonio Spurs, që theu Minnesota Timberëolves 124-98.

Charlotte Hornets-Detroit Pistons 98-86
Toronto Raptors-Cleveland Cavaliers 126-110
Brooklyn Nets-Indiana Pacers 106-114
New York Knicks-Atlanta Haëks 107-114
Boston Celtics-Milwaukee Bucks 107-120
Chicago Bulls-Orlando Magics 90-80
San Antonio Spurs-Minnesota Timberwolves 124-98
Portland Trail Blazers-Utah Jazz 90-120
Sacramento Kings-Memphis Grizzlies 102-99
Los Angeles Lakers-New Orleans Pelicans 112-104

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.