Raptors e Bucks nuk ndalen, triumfojnë edhe Boston Celtics

Toronto Raptors kaloi me rezultatin 121-109 Orlando Magic dhe regjistroi fitoren e 55-të sezonale. Danny Green ishte ai që spikati për kanadezët, teksa arriti të shënojë 29 pikë. Brooklyn Nets-Milwaukee Bucks ishte një takim mjaft interesant, që u mbyll 121-131. Giannis Antetokounmpo (28 pikë, 2 asiste, 11 rikuperime) dhe Eric Bledsoe (29 pikë, 7 asiste, 5 rikuperime) udhëhoqën Bucks drejt triumfit.

Boston Celtics likuiduan Miami Heat me shifrat 110-105, ndërkohë që spikati Kyrie Irving me 25 pikë. Al Horford gjithashtu bëri një ndeshje shumë të mirë, duke regjistruar “triple-double”: 19 pikë, 10 asiste, 11 rikuperime. Goran Dragiç ishte shënuesi më i mirë nga të dyja skuadra, me 30 pikë. Gjithsesi në fund doli i mposhtur.

Detroit Pistons nuk ia dolën dot të fitojnë kundër Indiana Pacers, që triumfuan 111-102. Wayne Ellington (26 pikë, 2 asiste, 4 rikuperime), Reggie Jackson (22 pikë, 4 asiste, 6 rikuperime) dhe Andre Drummond (18 pikë, 5 asiste, 17 rikuperime) bënë maksimumin, por pa sukses.

Indiana Pacers-Detroit Pistons 111-102
Toronto Raptors-Orlando Magic 121-109
Neë York Knicks-Chicago Bulls 113-105
Brooklyn Nets-Milwaukee Bucks 121-131
Boston Celtics-Miami Heat 110-105
Minnesota Timberwolves-Portland Trail Blazers 122-132
Dallas Mavericks-Philadelphia 76ers 122-102
Utah Jazz-Charlotte Hornets 111-102
Phoenix Suns-Cleveland Cavaliers 122-113

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *