Raptors e Bucks nuk ndalen, feston San Antonio Spurs

Giannis Antetokounmpo (34 pikë, 5 asiste, 9 rikuperime) dhe Khris Middleton (39 pikë, 5 asiste, 9 rikuperime) sihin të papërmbajtshëm në fitoren që Milwaukee Bucks mori kundër Los Angeles Clippers me rezultatin 128-118. Bucks i mbyllën llogaritë në tre periodat e para, teksa shënuan 23 pikë më shumë se kundërshtari dhe në fund regjistruan fitoren e 57-sezonale.

Toronto Raptors ka bërë detyrën, duke fituar 92-117 ndaj Neë York Knicks.  Pascal Siakam ishte ai që spikati me 31 pikë të realizuara. Feston San Antonio Spurs, që ka likuiduar Cleveland Cavaliers 116-110 dhe ka siguruar pjesëmarrjen në fazën “play-off”. DeMar DeRozan shënoi 25 pikë dhe udhëhoqi teksanët drejt triumfit.

Houston Rockets-Denver Nuggets ishte një nga përballjet interesante të mbrëmjes. James Harden shënoi 38 pikë dhe skuadra e tij fitoi 112-85. Detroit Pistons ishte një nga ekipet që iu gëzua fitores, pasi mundi 115-98 Orlando Magic. Blake Griffin (20 pikë, 5 asiste, 10 rikuperime), Andre Drummond (18 pikë, 4 asiste, 18 rikuperime) dhe Wayne Ellington (25 pikë) ishin ata që nxorën kryelartë skuadrën nga Michigani.

Detroit Pistons-Orlando Magic 115-98
Philadelphia 76ers-Brooklyn Nets 123-110
Miami Heat-Dallas Mavericks 105-99
New York Knicks-Toronto Raptors 92-117
Houston Rockets-Denver Nuggets 112-85
Milwaukee Bucks-Los Angeles Clippers 128-118
New Orleans Pelicans-Sacramento Kings 121-118
San Antonio Spurs-Cleveland Cavaliers 116-110

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *