Raporti me Rexhinaldon dhe gabimet e Kukësit, Shkurtaj i thotë të gjitha

Sulmuesi i Kukësit Vasil Shkurtaj ishte i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” në “RTSH”. Futbollisti shtatlartë foli në lidhje me fitoren e skuadrës së tij ndaj Tiranës dhe raportin me kolegun e tij te verilindorët, Rexhinaldo.

PARTIZANI – “Në fillim i shikonim, tani jo. Në fillim flisnim për kampionatin, lamë pikë duke folur. Tani përpiqemi të shikojmë ndeshje pas ndeshje. Sa na lejon matematika, kemi edhe ne shanset tona. Normal që besojmë deri në fund”.

“Ia dedikuam golin Krasniqit. Ka dëmtuar tendinën e Akilit. Ka një dëmtim që e lë jashtë për shumë kohë jashtë fushave të blerta. Ishim përgatitur për ndeshje shumë të fortë. Edhe ne kishim probleme, jemi bërë si spital. Kemi pasur shumë dëmtime. Ishin të përqendruar dhe morëm tre pikët. Mund ta mbyllnim ndeshjen. Edhe me Vlorën ndodhi ashtu, prandaj edhe humbëm. Këtë herë fituam dhe kjo ka rëndësi. Do luftojmë deri në fund për titullin”.

GOLAT – “Siç ka thënë Van Nistelroi, goli është si ‘ketchup’-i. Në fillim del pak, pastaj del i gjithi. Duhet të mos mërzitesh. Po je i qetë vijnë edhe golat”.

BASHKËPUNIMI ME REXHINALDON – “Me Rexhinaldon luajmë mirë bashkë, plotësojmë njëri-tjetrin. Unë jam i rëndë dhe nuk bëj dot presingun që bën ai. Unë mbaj më mirë to

E SHKUARA – “Duhet të kisha ardhur më përpara në Shqipëri, këtu u jepen mundësi më shumë lojtarëve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *