Ranierit i ofrohet rikthimi, tani kërkohet përtej oqeanit

Klaudio Ranieri zhgënjeu në eksperiencën e tij të fundit si trajner, teksa kishte drejtimin e francezëve të Nantës dhe u shkarkua nga drejtuesit e saj, si pasojë e rezultateve të dobëta. Gjithsesi aftësitë e trajnerit italian nuk vihen në dyshim, pasi dhe suksesi i bujshëm me Leister Sitin, në fitimin e Premier Ligës është shembulli më i mirë që e tregon punën e tij.

Gjithsesi, sipas raportimeve të fundit të mediave në Meksikë, Ranieri mund të jetë trajneri i ri i kombëtares meksikane. Federata meksikane thuhet se tashmë e ka bërë ofertën në drejtimin të teknikut italian dhe tani pritet përgjigja e 67-vjeçarit.

Ish-trajneri i Interit, Romës, Juventusit apo dhe Çelsit mund të marrë drejtimin e një kombëtareje për herë të dytë në karrierën e tij, teksa eksperienca e parë ishte e tëra për t’u harruar, ku nën drejtimin e Greqisë, arriti ndoshta pikën më të ulët të futbollit grek prej shumë kohësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *