Ranieri tenton mrekullinë e radhës, e rinis nga Nanta

0

Ish-trajneri i Lester Sitit, Klaudio Ranieri, është zyrtarisht trajneri i ri i Nantës. Klubi i Ligës 1 ka marrë një leje speciale nga Liga franceze për të punësuar italianin, i cili është 66 vjeç, ndërsa në Francë trajnerët lejohen të drejtojnë deri në 65 vjeç.

Ranieri hyri në historinë e futbollit, duke udhëhequr Lesterin drejt titullit kampion vitin e shkuar, kundër të gjitha parashikimeve, aq sa triumfi i “Dhelprave” kuotohej 5000 në baste.

Megjithatë, në shkurt të këtij viti italiani u pushua nga puna, pasi Lesteri rrezikonte rënien nga Premier Ligë.

Tani Ranieri pason portugezin Serzhio Konseisao, pasi ish-mesfushori luzitan ka lënë Nantën për të marrë drejtimin e Portos, pas 6 muajsh të suksesshëm, duke e ngjitur Nantën në vendin e shtatë.

Ranieri ka drejtuar edhe Monakon në Francë, duke e ngjitur këtë skuadër në Ligën 1 në sezonin 2012-13 dhe duke e ngjitur në vendin e dytë në Ligën 1 në sezonin pasardhës.

Për Ranierin Nanta është ekipi i 17-të që drejton dhe në Itali nga klubet e mëdhenj i mungon në CV vetëm Milani.

Nanta e ka fituar 8 herë titullin në Francë, për herë të fundit në vitin 2001.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image