Ranieri: Shik do na bëjë të ëndërrojmë, mund të luajë së bashku me Xhekon!

Klaudio Ranieri do ta nisë kundër Empolit aventurën e re me Romën. Verdhekuqtë do të presin ekipin e Veselit në “Olimpico” nesër në mbrëmje. Objektivi i vetëm është fitorja për të vazhduar ndjekjen e Interit të vendit të katërt.

Trajneri i famshëm është ndalur te çështja e Patrik Shik. Ranieri pranon se çeku dhe Xheko mund të luajnë së bashku dhe ka besim të plotë te cilësitë e Shik. Ai dëshiron vetëm zhbllokimin e 23-vjeçarit.

Shik dhe Xheko duhet të luajnë bashkë për mendimin tim. Patrikun e pashë të hynte në fushë me zemërim dhe dëshirë në Portugali kundër Portos. Ai është i fortë, ka cilësi të jashtëzakonshme, ka teknikë dhe shpejtësi. Nëse do të zhbllokohet dhe është afër kësaj, tifozët do të dashurohen me këtë djalosh”, thekson Klaudio Ranieri.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *