Ranieri: Nuk e prisja kurrë shkarkimin

0

Klaudio Ranieri ka folur për herë të parë në lidhje me shkarkimin e tij nga Lester Siti, duke rrëfyer se ishte një lajm shokues për të, që e befasoi jashtëzakonisht, pasi u largua vetëm 9 muaj pasi fitoi titullin në Premier Ligë.

Italiani 65-vjeçar u pushua në muajin shkurt, pasi udhëhoqi “Dhelprat” te një titull i pamundur, aq sa triumfi kuotohej 5000 në baste.

Që atëherë Ranieri ka qëndruar në hije, duke refuzuar të lëshojë intervista, por këtë javë ishte në burgun e Rebibias në Itali, ku u zhvillua edhe një ceremoni nderimi për trajnerët rajonalë në Itali.

Aty Ranieri deklaroi për shkarkimin nga Lesteri: “Gjëja e parë që më vjen në mendje është ndjenja e habisë, që ishte më e madhe sesa hidhërimi”.

“Kam provuar gjithçka në karrierën time të gjatë, por kurrë diçka të tillë. Ishte një tronditje e madhe, por në fund të fundit këto janë pjesë e futbollit”.

“Më 10 prill do të jenë në Angli, si opinionit në ndeshjen Kristal Palas-Arsenal. Deri atëherë nuk do të flas. Gjithçka ndodhi në Angli dhe është e drejtë që të flas në Angli”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here