Ranieri kthehet në Premier Ligë, merr një tjetër “mision impossible”

Ishte në ajër prej ditësh dhe sot në mëngjes ka ardhur lajmërimi zyrtar: Fulhami ka pushuar nga puna trajnerin Slavisa Jokanoviç.

Shtatë humbje rresht në të gjitha kompeticionet, vetëm një gol i shënuar ndërkohë dhe një lojë mediokre, kanë bërë që serbi të largohet pas tre vitesh në drejtim.

Vendin e tij e merr eksperti i misioneve të pamundura, Klaudio Ranieri. Italiani është hero në Angli, sepse shpalli kampion Lester Sitin, historia me e çmendur e futbollit modern.

Edhe sezonin e shkuar Ranieri bëri një punë të shkëlqyer me një ekip modest në Nantë në Ligën 1 franceze, ndërsa tani kthehet në Premier Ligë, me një tjetër mision të nderlikuar, sepse i duhet të shpëtojë një skuadër që duket e mbytur dhe e dorëzuar, me vetëm 5 pikë dhe 31 gola të pësuar në 13 ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *